JUGpress

LIRIA E LËVIZJES DISKRIMINON PDF Štampa El. pošta
  
utorak, 27 decembar 2011 00:00




Shkruar nga JUGpressi

E martë, 27 dhjetor 2011 00:00



PRESHEVË





Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) ka paralajmëruar se zyrtarisht
do të kërkojë nga qeveria e Kosovës

 dhe e Serbisë që ta vëjnë jashtë fuqisë pjesën e marrëveshjes për
lëvizjen e lirë, e cila i obligon qytetarët të paguajnë
për hyrje në Kosovë dhe UDSH ka ftuar edhe partitë tjera dhe
"subjektet jopolitike” që së bashku të veprojnë me kërkesën
 për anulimin e kësaj pjese të marrëveshjes dhe paralajmëron mundësinë
e organizimit




të "padëgjueshmërisë qytetare" deri në heqjen "e kësaj mase
diskriminuese për popullatën e Luginës së Preshevës",
 thuhet në komunikatën e kësaj partie. Në partinë, e cila vepron në
territorin e Preshevës,

Bujanocit dhe Medvegjës theksojnë se deri në ditën e zbatimit të
marrëveshjes, opinioni nuk ka qenë i

 njoftuar se " shqiptarët e luginës së Preshevës do të ndëshkohen,
respektivisht se do të paguajnë tarifat e

 sigurimit për automjetet që hyjnë në Kosovë".
"Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do ta pengojë lëvizjen e lirë të
qytetarëve të Luginës së Preshevës në drejtim

 të Kosovës. Konsiderojmë se kjo do të jetë një pengesë shtesë, e cila
do të ndikojë në përkeqësimin e

 pozitës së shqiptarëve sepse deri tani kjo ka qenë e vetmja portë e
hapur drejt komunikimit me Kosovën",
 theksohet në komunikatë dhe shtohet se  "në kohën kur Kosova dhe
Serbia pretendojnë që t’iu bashkohen

familjes evropjane, e cila çdo ditë po i bën kufijtë të parëndësishëm,
këto dy shtete edhe më tej i mbyllin

rrugët e komunikimit për qytetarët e vet". UDSH konsideron se kjo më
së shumti i godet shqiptarët e Luginës

 së Preshevës, për të cilët thotë se janë "në buzë të egzistencës
sociale dhe të pasigurisë politike" dhe

paralajmëron se një vendim i këtillë "do t’ua mbyllë perspektivën për
jetë normale".

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.