|
SLLOBODAN DRASHKOVIQIT IA THYEN XHAMIN E PËRPARMË |
|
|
|
|
Napisao JUGpress
|
|
sreda, 28 decembar 2011 00:00 |
MEDVEDGJË
Mbrëmë rreth orës 19, personi i panjohur, Sllobodan Drashkoviqit, kryetarit të komunës së Medvegjës ia kanë
thyer xhamin e përparmë në veturën private të markës “Golf”, para ndërtesës së banimit në të cilën ai banon.
Drashkoviqi i ka thënë JUGpressit se këtë e ka vërejtur kur është kthyer nga puna mbrëmë.
"Banorët e ndërtesës më thanë se më parë është dëgjuar një detonim i fortë dhe se pastaj kanë vërejtur se nga xhami i përparmë i automjetit tim po “dilte tym”, ka thënë Drashkoviq. Ai nuk ka dashur të spekulojë se a është
thyer me qëllim xhami i përparmë apo ka ndodhur pa dashur kur dikush e ka hedhur petardën.
Në parkingun, para ndërtesës së banimit, kanë qenë të parkuara edhe dhjetëra vetura tjera, por asnjëra
prej tyre nuk është dëmtuar. Policia ka bërë hetimin e vendit të ngjarjes.
|