JUGpress

PARABURGIM PËR POLICIN PDF Štampa El. pošta
  
ponedeljak, 21 novembar 2011 00:00

 

Shkruar nga JUGpressi

E hënë, 21 nëntor 2011 11:48

LESKOVC-MEDVEGJË



Shefi i drejtorisë policore të Leskovcit, Vlladimir Zhugiq i ka thënë sot JUGpressit se policit  C.M.(23) i është caktuar masa e paraburgimit për shkak se të shtunën e ka goditur Sokol Ismailin nga fshati Gërbavc në komunën e Medvegjës.



Sot polici do ta japë deklaratën rreth këtij rasti para gjykatësit hetues të Gjygjit Themelor në Leskovc.
Policia ka bërë fletëparaqitje penale kundër C.M. Sokol Ismaili ka marrë lëndime të lehta trupore, dhe ai dhe familja e tij gjithashtu do të japin deklarata para gjykatësit hetues të Gjygjit Themelor në Medvegjë.



Ky incident ka ndodhur të shtunën pas dreke në fshatin Gërbavc kur polici ka hyrë në shtëpinë e Sokol Ismailit dhe ka kërkuar që ai të dalë dhe ta fikë zjarrin, i cili po digjej prapa shtëpisë së tij. Ismaili këtë e ka refuzuar duke thënë se është i sëmurë kurse polici e ka goditur. Sipas versionit që na e kanë transmetuar shqiptarët nga Medvegja, polici e ka goditur Sokolin në kokë me dorezën e pistoletës, ndërsa polici organeve hetimore u ka thënë se e ka goditur me grusht.

 

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.