|
U ARRESTUA PËR SE E SHQEU FLAMURIN E SERBISË |
|
|
|
|
Napisao JUGpress
|
|
sreda, 30 novembar 2011 00:00 |
|
|
|
Shkruar nga JUGpressi
|
|
E mërkurë, 30 nëntor 2011 00:00
|
|
PRESHEVË
Policia e Vranjës ka bërë të ditur se e ka arrestuar dhe ia ka dorëzuar gjykatësit hetues të Gjygjit të Lartë në Vranjë Fitim Z. (18) nga Presheva, me vendbanim në Gjilan, për shkak të egzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale, dëmtim i imixhit të Serbisë.
Gjykatësi hetues Fitimit i ka caktuar paraburgim prej tetë ditësh.
Në komunikatën e policisë thuhet se egzistojne dyshime të bazuara se Fitim Z. është njëri nga personat, të cilët e kanë hequr dhe shqyer flamurin e Republikës së Serbisë.
Policia ka bërë të ditur se si është duke ndërmarrë masa në identifikimin edhe të personave të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale.
Flamuri i Serbisë është hequr dhe është shqyer më 28 nëntor gjatë protestës publike të shënimit të Ditës së Flamurit të Republikës së Shqipërisë.
Policia thekson se atë ditë në platonë para godinës së kuvendit komunal, është mbajtur tubimi i lajmëruar publik, në organizim të partive politike shqiptare, me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë mbajtjes së tubimit është hequr dhe shqyer flamuri i Republikës së Serbisë, i cili gjendej në shtizën e ndërtesës së kuvendit komunal të Preshevës, shtohet në komunikatë.