JUGpress

EULEX-i lavdëron Doganën dhe Policinë e Kosovës për konfiskimin e drogës PDF Štampa El. pošta
  
četvrtak, 01 decembar 2011 00:00


 Prishtinë



1 dhjetor 2011

 

 

 


Zyrtarë të lartë të doganës dhe të policisë nga EULEX-i e kanë lavdëruar punën e homologëve të tyre vendas të cilët kanë konfiskuar një sasi të madhe të drogës që besohet të jetë heroinë.



 

 

 

 

 

Njëzet e pesë kilogramë të drogës janë gjetur në një autobus në vendkalimin kufitar me Maqedoninë, Hani i Elezit, të martën më 29 nëntor .  Më vonë, Policia e Kosovës ka kryer disa arrestime.

 

“Është shumë inkurajuese të shohim që Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë treguar iniciativë dhe entuziazëm në këtë operacion. Sasia e drogës së konfiskuar me këtë rast është e konsiderueshme, pothuajse sa pesëdhjetë për qind e tërë heroinës së konfiskuar në Kosovë vitin e mëparshëm. Ky operacion i suksesshëm tregon sa mirë janë duke përparuar agjencitë vendase për zbatimin e ligjit,” tha Mike Marsden, Shef i Doganës së EULEX-it.

 

“Duhet ta përgëzojmë po ashtu edhe Policinë e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në konfiskim,” tha Rene Boumendil, zëvendësshef i Policisë së EULEX-it. “Operacionet e tilla e tregojnë profesionalizmin gjithnjë e më të madh të PK-së dhe shpresojmë që në të ardhmen do të kryhen më shumë operacione të tilla,” shtoi ai.

 

Zyrtarët doganorë dhe policorë të EULEX-it vazhdojnë të punojnë ngushtë me agjencitë vendase për zbatimin e ligjit duke i mbështetur ato përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit në rastet e rënda siç është ky rast i drogës.

 

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.