JUGpress

“Progresi i mirëpritur, por duhet bërë më shumë” – de Marnhac PDF Štampa El. pošta
  
sreda, 07 decembar 2011 00:00


Prishtinë



Shefi i Misionit të EULEX-it, Xavier de Marnhac ka takuar në Beograd Presidentin e Serbisë, Boris Tadic.



Takimi u mbajt në një atmosferë të përzemërt. Çështja kryesore e diskutuar ishte nevoja për të përmirësuar ndjeshëm lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës.


Shefi i misionit theksoi faktin se barrikadat në veri duhet larguar dhe se duhet të ketë qasje të përhershme dhe të pakushtëzuar për të gjithë, përfshirë

EULEX-in dhe organizatat ndërkombëtare.


Rikthimi i lëvizjes së lirë është një parakusht absolut për sundim të efektshëm të ligjit në tërë Kosovën.


“Takimi shkoi mirë. Kam ngritur disa çështje të rëndësishme. E mirëpres thirrjen e bërë së fundmi nga z.Tadiç për largimin e barrikadave në veri të

Kosovës.


Unë besoj se veprimet do të pasojnë. Është e rëndësishme që të ketë lëvizje të plotë në rrugët e veriut të Kosovës, jo vetëm për EULEX-in dhe

KFOR-in, por edhe për popullatën, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë me jetërat e tyre të përditshme,” tha Xavier de Marnhac.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.