JUGpress

VERICA KALLANOVIQ NË BUJANOC PDF Štampa El. pošta
  
subota, 10 decembar 2011 00:00

Shkruar nga JUGpressi

E shtunë, 10 dhjetor 2011 00:00

BUJANOC



Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Verica Kallanoviq ka inauguruar
sot ujësjellsat në fshatrat Samolicë dhe
Borovac në komunën e Bujanocit.


„ Ne sot kemi përfundur projektin, dhe në një mënyrë simbolike, kemi
pirë nga një gotë ujë nga ujësjellësi i ri.

 Uji, në shekullin 21, paraqet standardin kryesor të jetës, dhe unë
personalisht mendoj se shteti i Serbisë

duhet të kujdeset për të gjithë, e veçanërisht për komunat e
pazhvilluara“, ka thënë Kallanoviq dhe ka shtuar

se Bujanoci hyn në kategorinë e komunave të pazhvilluara. Ministria
për planin investiv nacional, në krye të

së cilit ka qenë dhe në tërësi e ka finansuar ndërtimin e këtyre dy
projekteve të ujësjellësit, ka thënë

Kallanoviq dhe ka shtuar se ky projekt kushton rreth  55 milionë
dinarë. “Ky projekt e ka domethënien e
 parakushteve themelore që rreth tre mijë banorë të kenë jetë të
shëndoshë dhe të mos mendojnë, duke

u dridhur kur t’ja japin fëmiut gotën me ujë se a do të jetë nesër ai
pacient i veshkëve. Nga ana tjetër, nuk

mund as të paramendoni çfarëdo aktiviteti ekonomik pa furnizim të
rregullt me ujë. Për mua infrastruktura

komunale, uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, paraqet bazën e jetës së
civilizuar dhe bazë për çfarëdo

veprimtari tjetër ekonomike. Pikërisht për këtë, kam shkuar t’i
vizitoj këto dy projekte“, ka thënë  Kalanoviq.

 

 

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.