JUGpress

NUK KA KOSOVË PA SERBË PDF Štampa El. pošta
  
nedelja, 11 decembar 2011 00:00

 

Shkruar nga JUGpressi  

E diel, 11 dhjetor 2011 00:00



PRISHTINË



Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jan Klif  ka deklaruar në intervistën për "JUGpress", se barrikadat në veri të Kosovë “duhet të mënjanohen”, por se “bashkësia ndërkombëtare, së bashku me autoritetet në Prishtinë dhe Beograd, duhet t’u sqarojë serbëve çka u ofrohet”.



“ Unë mendoj se duhet ta fitojmë besimin e njerëzve në veri, në mënyrë që përfundimisht ta kuptojnë çka u ofrohet. Por, para nesh është një periudhë ku së pari duhet të hiqen barrikadat, e së dyti, duhet një periudhë kohore ku bashkësia ndërkombëtare, së bashku me autoritetet në Prishtinë dhe Beograd duhet t’u sqarojë njerëzve në veri se  çka u ofrohet dhe çka fitojnë ata me këtë“, ka thënë Klif. Ai ka shtuar se “situata në veri të Kosovës në këtë moment është shumë e komplikuar“.


„Shumica e banorëve në veri të Kosovës e kanë ndjenjën se institucionet e Kosovës nuk duhet të vendosen në kufijt verior të këtij territori.

Nga ana tjetër, bile edhe sipas Rezolutës 1244, Kosova është një zonë doganore dhe është krejt e natyrshme që, në përputhje me të, oficerët doganorë dhe policija të vendosen në pikëkalimet doganore veriore“, ka thënë Klif, i cili marrëveshjen për administrimin e integruar të kufijve e vlerëson si  „ të mirë “ dhe „mendon“ se ajo „në këtë moment është e pranueshme nga të gjitha palët“. Amabasadori britanik vlerëson se kjo marrëveshje „paraqet përparim edhe në kuadër të normave evropjane në raste të tilla“.   

„ Në këtë rast, në pikëkalime do të jenë njerëzit e doganës kosovare, të doganës serbe dhe përfaqësuesit e Euleksit. Tani nuk egzistojnë arësyetimet për egzistimin e barrikadave“, ka thënë Klif.

 

 

 

Në pyetjen cila është ideja më e pranueshme mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës veriore, nga ato si „Ahtisari plus“, konfederatë apo autonomi e zgjeruar, Klif  ka thënë se „nga pikëpamja britanike" ne në tërësi e mbështesim sovranitetin territorial dhe integritetin e tërë Kosovës. Kjo do të thotë jo ndarjes. Në tryezë momentalisht kemi „planin e Ahtisarit“, ka thënë Klif dhe ka shtuar se në jug të lumit Ibër ai plan në masë të konsiderueshme është implementuar“.



„Nëse e studjoni me kujdes atë plan, atëherë aty do të gjeni zgjidhje shumë të avansuara, të cilat kanë të bëjnë me vetqeverisjen lokale, shkollimin, dhe shëndetësinë“, ka thënë Klif, i cili „mendon„ se „përfundimisht është koha që banorët në veri të Kosovës përsëri ta shikojnë atë çka po i ofrohet“.



„ Egzistojnë njerëzit, me të cilët kam biseduar, të cilët që më parë e hedhin poshtë “planin e Ahtisarit”. Thonë se ai plan nuk ka kaluar në Kombet e Bashkuara, respektivisht Këshillin e Sigurimit, për këtë arësye e hedhin poshtë. Edhe përkundër kësaj, ata nuk janë të njoftuar me përmbajtjen e atij plani.


Mendoj se hapi i parë në këtë drejtim është që njerëzve në detaje t’u sqarohet në mënyrë që ata vërtet ta shohin se çka ofrohet me atë dhe ta dinë se aty janë përfshirë lidhjet e tyre transparente me Beogradin.


Në dialogun, i cili do të vazhdojë, njerëzit në veri kanë të drejta absolute që t’i paraqesin propozimet dhe kritikat e veta në ndonjë pjesë dhe pastaj do shohim se çka do të bëjmë me atë“.


Në pyetjen se a janë ndëshkuar njerëzit në Serbi me mosmarrjen e datës për kandidat për shkak të barrikadave në veri, për të cilat autoritetet në Beograd thonë se nuk qëndrojnë prapa tyre, Klif është përgjigjur se „kjo është lehtë të zgjidhet“.


„ Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se Beogradi nuk u jep urdhëra dhe instruksione kryetarëve të komunave, të cilët gjenden në terren dhe se ata i zbatojnë ato urdhëra. Nga ana tjetër „strukturat“, të cilat janë në terren financohen nga Beogradi. Nga ajo që di në Bruksel, shumica e bisedimeve dhe marrëveshjeve janë të bazuara në implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Kjo është në duart e Beogradit dhe Prishtinës“.


Në pyetjen se a është i mundshëm normalizimi esencial i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pa presione nga bashkësia ndërkombëtare, Klif ka thënë se këto janë „përzierje“ e të gjitha atyre gjërave“.


„ Dialogun, të cilin e kemi mes Beogradit dhe Prishtinës, është një proces teknik, por ai proces nuk i prek çështje e statusit. Disa çështje kanë dimension politik dhe ne ende jemi të bindur se ai proces „gradual“ mund të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes Beogradit dhe Prishtinës. Pikëpamja jonë është se, çkado që të ndodhë,  ai dialog duhet të vazhdojë. Kjo është çështje kryesore për ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes Beogradit dhe Prishtinës. Duhet ta dimë se kjo nuk mund të jetë në dëm të njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës.“, ka thënë Klif.


Në pyetjen se si është situata me serbët që jetojnë në jug të Ibrit, Klif është përgjigjur se „kushtet ekonomike të jetës në veri nuk ndryshojnë shumë nga situata e njerëzve, të cilët jetojnë në jug“.



„ Kur tërheqim vizën, vijmë deri tek ajo se e përbashkëta për të gjithë ata njerëz është puna, shërbimet që i kanë në fushën e shëndetësisë dhe shkollimit. Kjo është pikërisht aty ku ne duam të shohim përparim, e kjo është përmirësimi i kushteve themelore për jetë të qytetarëve të zakonshëm. Por të jemi të sinqertë, ky është një proces afagjatë, për të cilin do të duhet shumë kohë. T’i parafrazoj njerëzit nga veriu, ku isha para disa ditësh: Ne nuk duam edhe ndonjë plan tjetër ku atdheu për dikend do të jetë nënë e për dikend njerkë. Në të gjithë këtë, njerëzve duhet t’ua afrojmë dhe t’ua sqarojmë më detajisht atë çka u ofrohet. Sikur fletushkat, të cilat i kemi quajtur „Ahtisari në xhepin tënd“.


Në pyetjen si e vlerëson kthimin e serbëve të zhvendosur, për të cilin nuk është biseduar në kuadër të dialogut Beograd dhe Prishtinë, Klif është përgjigjur se „procesi i kthimit është njëri nga proceset kyçe, të cilat duhet të ndodhin në Kosovë“.


„ Fatkeqësisht, ndoshta tani jemi në situatë kur çështja ngapak është harruar. „Plani i Ahtisarit“ e parasheh dhe esenca e tij është pikërisht Kosova multietnike“, ka thënë Klif dhe ka shtuar se „Kosova pa serbë nuk është Kosovë“.


„Ne po zbatojmë projektin, së bashku me Qeverinë e Kosovës,  kthimin në pjesën e vjetër të Prizrenit dhe ky është kthimi i parë i vërtetë urban“, ka thënë Klif dhe ka shtuar se në atë projekt janë investuar 314.000 funta“.


„ Ai projekt ka pasur të bëjë me kthimin e qytetarëve të nacionalitetit serbë në pjesën „historike“ të Prizrenit. Ky është projekti i parë i vërtetë në qytet në Kosovë, e jo në fshatra që e rrethojnë qytetin. Pikërisht jemi në procesin e punimit të projektit, i cili do të duhej të ishte vazhdimësi e atij të mëparshmit. Me atë projekt është planifikuar rekonstruimi i 15 shtëpive në zonën e Nënkalasë. Ne dëshirojmë ta mbajmë atë moment në gjithë atë proces dhe të mos jemi në situatë që të kthehen vetëm njerëzit e moshuar, por të vie edhe deri te kthimi i të rinjëve dhe ata vërtet të qëndrojnë dhe të gjejnë punë. Po punojmë edhe në një projekt tjetër, në të cilin do të kyçet ministria kosovare për vetqeverisje lokale, por edhe Ministria për komunitete dhe kthim. Ai projekt ka të bëjë me pesë komuna kosovare dhe ideja është që t’i kushtohet vëmendje dhe të përmirësohen disa momente ekonomike për komunitetin, i cili tashmë është këtu. Që ata njerëz të mbeten këtu.“ ka thënë Klif në intervistën për "JUGpress"-in.

 

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.