JUGpress

PRISHTINA PO I SHMANGET QË TA ZBATOJË PLANIN E AHTISARIT PDF Štampa El. pošta
  
sreda, 14 decembar 2011 00:00

 

 

Shkruar nga JUGpressi   

 

E mërkurë, 14 dhjetor 2011 00:00

 

 

 

BUJANOC

 

Serbëve në Kosovë dhe Metohi u duhet një strategji unike dhe veprim unik sepse kjo është e vetmja mënyrë që të ruhet edhe veriu i Kosovës, është konkluzion i tribunës në Bujanoc, në të cilën morën pjesë serbët në jug të Ibrit nga institucionet serbe dhe kosovare.


 

 

 

Pjesëmarrësit shtuan se serbët nga veriu i Kosovës nuk duhet t’i harrojnë ata që jetojnë në jug të Ibrit sepse kjo është keq edhe për vet ata, por se edhe me marrëveshjet e arritura në Bruksel jeta e tyre nuk është përmirësuar.

 


 

Nënkryetari i Komitetit për Kosovën dhe Metohinë i Parlamentit të Serbisë, Dejan Radenkoviq ka thënë në Bujanoc se po përsëritet i njejti tregim, në të cilin Kosova është temë partiake dhe ka tërhequr vërejtjen se është koha e fundit që të bëhet strategjia, e cila do t’i përfshijë të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi. „Është shumë e rrezikshme ajo që është bërë deri tash, sot themi një gjë, ndërsa pas një muaji një tjetër gjë.

 


 

Kjo ndikon shumë keq tek populli serb atje“, ka shtuar Radenkoviq.


 

 

 Ai ka thënë se barrikadat në veri në fillim ishin të arësyeshme, por se tash shtrohet pyetja për çfarë qëllimi shërbejnë ato dhe se njerëzit në to janë të manipuluar.


 

 „Atje keni parti politike dhe liderë politikë, të cilët nuk e pranojnë kishën e vet, nuk e pranojnë shtetin e vet. Ata bëjnë një luftë të veten dhe nuk respektojnë asgjë që Qeveria aprovon, por janë të parët për t’i marrë paratë që vijnë nga Beogradi. Atëherë le të heqin dorë nga ato rroga që i marrin nga shteti i Serbisë.


 

Unë u kam thënë edhe disa liderëve si munden që në ato tubime të marrin pjesë priftërinjtë e shkarkuar. Kjo është mosrespektim i kishës së vet. Kënd do ta thërrisni për ndihmë nesër, nëse jo kishën tuaj ortodokse serbe, shtetin tuaj apo Qeverinë tuaj. Kush tjetër do t’iu ndihmojë?“, ka thënë Radenkoviq në tribunë.


 

 

 „Dialogu nëpërmjet jetës së vërtetë“, të cilën në Bujanoc e kanë organizuar Qendra për demokraci dhe zhvillimin e jugut të Serbisë dhe agjensioni regjional informativ JUGpress.


 

 

Drejtori ekzekutiv i Partisë së Pavarur Serbe (PPS) dhe këshilltar i kryetarit të komunës kosovare Shtërpcë, Dalibor Jevtiq ka thënë se në atë komunë është bërë mjaft në përmirësimin e kushteve të qytetarëve, nga të cilët shtatëdhjetë për qind janë serbë.


 

 

 „Ne konsiderojmë se ka qenë vendim i drejtë që kemi vendosur të marrim pjesë në zgjedhjet kosovare. Megjithatë, edhe pse Shtërpca është e reorganizuar sipas planit të Ahtisarit, problemi është aty se institucionet në Prishtinë vështirë pranojnë t’i plotësojnë të gjitha dispozitat e tij“, ka thënë Jevtiq.


 

 

Ai e ka ftuar Beogradin që t’u ndihmojë serbëve në Kosovë në ato pjesë të planit të Ahtisarit, të cilat janë në interes të serbëve dhe t’i pranojë.

 

 


 
„ Konsideroj se edhe kjo për çka po merren vesh në Bruksel, në esencë është ajo çka qëndron në planin e Ahtisarit, vetëm se aty ka më shumë të drejta se sa nga marrëveshjet në dialog.


 

 

Ai „paket“ i Ahtisarit duhet të përpunohet në mënyrë që në disa segmente, në shkollim dhe shëndetësi, të zgjerohen disa kompetenca, në mënyrë që edhe më tutje të kemi shkollim kualitativ të nxënësve serbë dhe mbrojtje më kualitative shëndetësore në mjediset serbe“, ka thënë Jevtiq.


 

Ai ka shtuar se „asnjëherë, një asnjë moment, nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të mësojnë sipas sistemit arsimor të Kosovës. Unë me siguri nuk do të lejoj që fëmiu të mësojë se Adem Jashari ka qenë hero“.


 

 

Edhe kryetari i komunës së sapoformuar të Kllokotit sipas planit të Ahtisarit, Sasha Mirkoviq ka thënë se institucionet kosovare në të gjitha mënyrat e mundshme po e shtyjnë transferimin e kompetencave tek komunat serbe.


 

 

 „Neve komuna e Vitisë na i ka transferuar kompetencat, por problemi është aty se këtë nuk e bëjnë autoritetet qendrore nga Prishtina në lëminë e vet“, ka thënë Mirkoviq.


 

 

 „Serbët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të largohen nga Kosova.


 

 

Përkundër formimit të komunës së re dhe dhënies së kompetencave më të mëdha, nuk është dhe kjo zgjidhje që do t’i mbante njerëzit, serbët po largohen dhe po i shesin pronat e tyre.


 

 

Deri sa ne debatojmë, koha po ikën. Nëse diçka nuk ndryshon, në pesë vitet e ardhshme do të largohen shumë serbë dhe pastaj do të jetë vonë që Serbia të bëjë ndonjë strategji dhe vërtetë të fillojë të bëjë diçka mirë për popullin serb, i cili jeton atje në Kosovë. Vetëm se po frikohem se koha, e cila po vjen do ta bëjë situatën që më nuk do të ketë serbë në Kosovë“, ka thënë Mirkoviq. Kryetari i komunës serbe Istog, e zhvendosur në Osojane, Dragolub Repanoviq ka thënë se serbët në jug të Ibrit „janë mjaft të brengosur dhe po e përcjellin me kujdes situatën në veri“.

 


 

Ai e potencoi problemin me kthimin e serbëve. „Në komunë e Istogut ka më shumë se 500 aplikacione, në të vërtetë familje të interesuara për t’u kthyer. Në këtë vit, përveç 16-17 shtëpive, të cilat do t’i ndërtojë Ministria për Kosovë dhe Metohi, institucionet kosovare dhe disa organizata tjera nuk kanë gjetur mjete për të ndërtuar asnjë shtëpi, edhe përkundër numrit të madh të të interesuarve dhe numrit të madh të njerëzve që kanë kaluar të gjitha komisionet dhe procedurat, askush nuk u ofron kushte për t’u kthyer“, ka thënë Repanoviq.


 

 

Ai, si problem të madh e ka potencuar pronën e uzurpuar. „Si t’i kuptojmë si serioze thirrjet ndaj serbëve për t’u kthyer kur njeriu gati u vra në arën e tij? Kemi shembullin e një serbi, pronën e të cilit e ka uzurpuar një shqiptar nga Shqipëria ndërsa ai me familje jeton në një shpartallinë në Osojan.

 

 

 Dhe atë shqiptarë askush nuk po e detyron që njeriut t’ia kthejë atë që është e tija“, ka thënë Repanoviq, i cili megjithatë beson se në luginën e Osojanit do të ketë kthime tjera.

 

 „Se sa serbët dëshirojnë të kthehen, flet edhe shembulli i serbëve, të cilët me muaj kanë jetuar nëpër tenda, ndaj të cilëve kanë gjuajtur me armë dhe me gurë, por megjithatë kanë mbetur në Zhaçë“, ka thënë Repanoviq në tribunën në Bujanoc.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.