|
ÇKA KËRKON KONUZINI NË KOSOVË? |
|
|
|
|
Napisao JUGpress
|
|
utorak, 13 decembar 2011 00:00 |
Shkruar nga JUGpressi
E martë, 13 dhjetor 2011 00:00
PRISHTINË
Shefi zyrës civile ndërkombëtare në Prishtinë, Piter Fejt ka deklaruar sot se në Kosovë nuk
egziston kriza humanitare dhe se nuk e kupton iniciativën e Rusisë, e cila tashmë një kohë të caktuar po
zbaton aksionin për shpërndarjen e ndihmave humanitare.
"Për secilin që dëshiron të ofrojë ndihmë,
egziston procedura që e gjithë kjo të paraqitet tek autoritetet në Prishtinë dhe duhet të respektohet procedura",
u ka thënë Fejt gazetarëve serbë të shtunën mbrëma. Ai ka deklaruar se EULEK-si po punon në zgjidhjen
e problemit aktual me ndihmat ruse në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe ka shtuar se nuk po e sheh se me
këtë iniciativë po ndihmohet diçka. Fejt ka deklaruar se nuk e kupton se çka kërkon në Kosovë ambasadori
rus nga Beogradi kur në Prishtinë egziston zyra ruse. Fejt ka paralajmëruar se Qeveria në Prishtinë shumë
shpejt do ta emërojë koordinatorin, i cili do të merret me çështjen e bisedimeve ndërmjet serbëve në veri dhe institucioneve kosovare. Ai ka shtuar se duhet shikuar se cila është mënyra më e mirë për zgjidhjen e
problemeve të serbëve në veri të Kosovës dhe se, nëse është e nevojshme, plani i Ahtisarit mund ta ndërrojë
emrin dhe të quhet "plani i Tadiqit". Fejt ka theksuar se egzistojnë tre kushte për kandidaturën e Serbisë për
në BE, e ato janë përparimi në çështjet e dakorduara, përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe liria e lëvizjes,
e cila e përfshin edhe EULEK-sin, edhe KFOR-in. "Egzistojnë tri rregulla për Kosovën – pa dhunë, pa
ndarje dhe pa konflikt të ngrirë", ka deklaruar Fejt.
|