Shkruar nga JUGpressi
E diel, 18 dhjetor 2011 00:00
LESKOVC
Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, e ngarkuar për ekonomi dhe zhvillim rajonal, Verica Kallanoviq ka
deklaruar në intervistën për JUGpressin se situata është „është shumë e rëndë“, por përparësia e Serbisë
është se „nuk ka as për së afërmi e ngarkuar me borxhe të tilla siç i kanë Italia dhe Greqia“.
„ Borxhi ynë
publik është i limituar në rreth 45 për qind të vlerës së prodhimit të brendshëm bruto. „Traktati i Mastrihtit“
parasheh rreth 60 për qind të borxhit, ndërsa ne jemi shumë më poshtë tij sepse ekonomia e jonë është më
e dobët. Ne, për fat të keq kemi një numër të madh të të papunëve dhe një numër të vogël të atyre që
prodhojnë pak. Analiza e situatës në Serbi na jep udhëzime të mëtejshme. Ato duhet të orientohen në drejtim të asaj që
më shumë ndërmarrje të punojnë. Serbia duhet të vazhdojë me programin e tërheqjes së investimeve direkte“,
ka thënë Kallanoviq dhe ka shtuar se „në Leskovc „Falke“ dhe „Jura“ do të kenë të punësuar mbi 2.000 njerëz.
Kjo është afërsisht një Fijat në Kragujevc, i cili ka tërhequr 110 „komponentues“ dhe ka punësuar afër 2.000
njerëz. Por, ata „komponentues“ i punësojnë 10.000 njerëz dhe kjo do të thotë „zgjim“ i prodhimtarisë në
territorin e Serbisë“. Kallanoviq ka thënë se „drejtimi i aktivitetit tonë në këtë moment është burim i financimit
dhe para të lira, e në anën tjetër t’ia lehtësojmë ekonomisë atë që nuk kushton shumë. Këtu janë zvogëlimi i burokracisë dhe i disa procedurave të panevojshmë, këtu është lufta kundër „ekonomisë së zezë“ dhe periudhës
së gjatë të pagesës, e cila, në këtë moment është më e gjata në Evropë. Unë do të kisha thënë luftë kundër
asaj që janë shprehitë tona dhe pjesa e keqe e mjedisit tonë të biznesit“. Ajo konsideron se „në atë drejtim,
Serbia duhet të shkojë edhe në mandatin e kësaj Qeverie, por se kjo duhet të jetë edhe politika e Qeverisë
që do të formohet pas zgjedhjeve në maj“. Në këtë moment, Serbia duhet më shumë të kursejë, qoftë në administratë, atë lokale apo republikane, apo edhe nëse bëhet fjalë për kursimet në ndërmarrjet publike apo
në çdo vend të veçantë, konsideron Kallanoviq. Ajo mendon se Dekretligjet mbi kufizimin e afateve të
pagimit për organet shtetërore dhe vetqeverisjet lokale do të japin rezultate të caktuara në drejtim të zvogëlimit
të afateve të pagesës. „Rritja e likuiditetit të ndërmarrjeve është drejtpërdrejtë e lidhur me kohëzgjatjen e
afateve të pagimit. Në Evropë egziston normativa ligjore që brenda 30 ditësh e paguan borxhin, te ne kjo
është katër herë më e gjatë dhe mesatarja është 128 ditë. Pastaj e keni të qartë se ndërmarrja që mund t’i
përballojë aq gjatë afatet e pagimit të borxheve dhe normave të interesit ndaj bankave, të cilat tek ne janë
shumë më të mëdha, t’i përballojë dhe me normat e interesit t’i mbulojë fitimet“, ka thënë Kallanoviq dhe ka
shtuar se ajo është angazhuar që ai dekretligj të vlejë për ndërmarrjet publike. „Ne po punojmë në atë ligj
dhe pres që ai të aprovohet vitin e ardhshëm“, ka thënë ajo. Kalanoviq tërheq vërejtjen se „ekonomia e zezë“
është indi i rrezikshëm i ekonomisë serbe“. „Para njëzet ditësh në Qeverinë e Serbisë është formuar Grupi
Punues, i cili do të duhej t’a parashikonte reformën e inspektimeve, e cila në një moment „do ta nxjerrë
ekonominë e zezë“ në rrjedhat legale. Nëse e përgjysmojmë “ekonominë e zezë“ do të kemi „shumë më
tepër ndërmarrje në mesin e tatimpaguesve“. Kjo nuk është bile edhe detyrë kryesore, sa duhet të keni
në konkurrencën tregut, e cila është e drejtë“, ka thënë Kallanoviq. Në pyetjen sa janë në dijeni politikanët
në Beograd se populli në Serbinë juglindore po jeton shumë keq, Kallanoviq është përgjigjur se “disa njerëz,
të cilët jetojnë dhe punojnë në Beograd, këtë e dinë por disa jo. Disa e shikojnë Serbinë si diçka që ndodh
nga Terazija deri në Slavi“. Ajo mendon se „ministrat të cilët janë në qeveri, do të duhej shumë më tepër të
lëviznin nëpër Serbi, të njihen me çdo fshat dhe me çdo qytezë. Atëherë do të merrnin edhe një sërë
vendimesh „shumë“ të drejta, kur propozohen vendimet e ministrive të tyre. Kur them ministrat, këtu mendoj
edhe për një numër të madh drejtorash të ndërmarrjeve publike dhe guvernatorit të Bankës Popullore. Kur
ju rrini në kabinet dhe nga ai „shikoni“ në një Bujanoc apo një Babushnicë, kjo juve ju duket e turbullt dhe
thoni „po ata e paskan vështirë“, por këtë nuk e ndjeni sikur kur hyni në mesin e popullit dhe shikoni se
çfarë rrugë janë ato. Më duket se ata që rrijnë në kabinetet e Beogradit nuk e dinë se çka do të thotë ta
mbushësh një gotë me ujë në Borovc dhe t’ia japësh fëmiut, për herë të parë në vitin 2011. Prandaj ftoj të
gjithë ata që sot bëjnë „politikë sallonesh“ që, para se të marrin vendim për ndonjë masë, ta provojnë mirë
në pjesë tjera të ndryshme të Serbisë. “Në pyetjen se a është kjo arësyeja që po kryhet para kohe pjesa e
Korridorit 10 në veri sesa në jug të Serbisë, Kallanoviq ka thënë se është „reale terreni më i lehtë është
larg, se janë mjete të mbrendshme dhe se përgatitja më e mirë teknike kanë përcaktuar që Korridori në
veri të punohet më shpejt. Në fillim të mandatit të Qeverisë, pa marrë para sysh se çka flasin ministrat e mëparshëm, e kemi pasur situatën që i kemi pasur disa situacione të fillura në veri dhe asnjë në jug. Bile
nuk e kemi pasur të kompletuar as dokumentacionin e planifikimit, prandaj edhe sot shtrohet pyetja ku
duhet të shkojë Korridori 10. A duhet të shkojë afër motelit në Predejanë apo dy kilometra mëtutje? A
duhet zhvendosur hekurudhën apo jo? Këto ende janë çështje rreth të cilave në publik po polemizohet.
Nëse duam të jemi analitikë, numri i automjeteve që lëvizin nga kufiri hungarez deri në Beograd është
pak më i madh, sesa numri i automjeteve në Serbinë jugore“ ka thënë Kallanoviq, e cila beson se deri në
fund të vitit 2013 mund të përfundohen të gjitha punët. Ajo ka thënë se „do të jetë shumë e lumtur“ nëse
vërtet 100 miliardë euro derdhen në Serbi, siç po premton Partia Përparimtare Serbe sepse kjo „do të
thoshte se ky vend do të bëhet shumë i pasur“. Ajo pohon se fushata e Regjioneve të Bashkuara të Serbisë
do të jetë „shumë reale dhe e kthyer kah jeta e përditshme e njeriut“ dhe se programi ekonomik është
kontrolluar në bisedat me afaristët dhe 1.000 fermerë, ndërsa çështja e decentralizimit me gjysmë milion
qytetarë.
Në pyetjen se a do të bëjnë koalicione parazgjedhore, Kallanoviq ka thënë se RBS është lëvizje politike, e
cila përbëhet nga parti të nivelit lokal, regjional dhe kombëtar. „Mund të them haptas se kemi biseduar me
Rasim Lajiqin për shkak se me të tashmë kemi koalicione në disa qytete, të cilat kanë dhënë rezultate të shkëlqyeshme“, ka thënë Kallanoviq. Në pyetjen se çfarë janë raportet RBS dhe PD (URS dhe DS),
Kallanoviq ka thënë se „përfaqësuesit e RBS dhe të Partisë Demokratike, e cila e udhëheq pushtetin, me
njerëzit e vet që haptas flasin për problemet“. „Nganjëherë ato kritika konstruktive po kuptohen si disonancë
në ushtrimin e pushtetit. Unë, vet, nganjëherë them se diçka është dashur shumë më mirë, shumë më shpejt,
me më shumë kualitet. Kjo nuk do të thotë se dikush është armik i imi. Kjo nuk është vetëm kritikë, por
edhe dëshirë që disa gjëra të bëhen shumë më mirë. Nuk ka tone disonante mes meje dhe ministrit të
financave nëse unë them se ndryshimet dhe plotësimet e ligjit mbi prokurimet publike, kështu si janë
propozuar, duhet të pësojnë ndryshime të rëndësishme. Kjo do të thotë se unë i kam realizuar 500 prokurime
publike në tre vitet e fundit dhe nga ai kënd mund të kontribuoj që ai ligj të jetë më i miri“, ka thënë
Kallanoviq dhe ka shtuar se raportet me „Partinë Demokratike në disa elemente janë jashtëzakonisht të mira“.
Në pyetjen se a është i mundshëm koalicioni pas zgjedhjeve ndërmjet PPS dhe RBS, Kallanoviq është
përgjigjur se „në nivelin lokal më të mirët duhet të bashkohen dhe ta udhëheqin qytetin drejt përmirësimit
dhe ngritjes së standardit të njerëzve të vet“. „Në nivelin kombëtar me siguri në periudhën e ardhshme
duhet të kemi tubime programore. Kjo assesi nuk do të thotë që do të hyjmë në ndonjë Qeveri „mishmashi“,
në të cilën njerëzit hyjnë vetëm për të qenë në pushtet“, ka thënë Kallanoviq dhe ka shtuar se RBS „me
Partinë Përparimtare Serbe askund deri tani nuk e ka udhëhequr pushtetin së bashku dhe fare nuk e di se
si do të dukej ai bashkëpunim në të ardhmen.
|