|
ACTAVIS DËRGOI NDIHMË NË GRAÇANICË |
|
|
|
|
Napisao JUGpress
|
|
petak, 23 decembar 2011 00:00 |
|
Shkruar nga JUGpressi
E premte, 23 dhjetor 2011 00:00
GRAÇANICË
Drejtori i kompanisë Actavis për Serbi dhe Mal të Zi, Pavle Marjanoviq ka deklaruar, me rastin e dorëzimit të dërgesës humanitare prej gjashtë paletash me barna QKS- Prishtinë në Graçanicë, se ajo kompani në tre vitet e fundit ka dhuruar barna në vlerë prej njëzet milionë dinarësh.
(Regjistrimi është emetuar në seksionin e VIDEO-s dhe në radion me internet të JUGpressit)
Kjo dërgesë vlen tetë milionë dinarë dhe i dedikohet Qendrës Klinike Spitalore Prishtina dhe Shtëpisë së Shëndetit në Fushë Kosovë. "Ne jemi kompani shoqërore, e përgjegjëshme dhe përpiqemi të ndihmojmë gjithmonë sa herë që mundemi, veçanërisht njerëzit në Kosovë dhe Metohi, sepse e dimë se ndihma në barna dhe materiale mjekësore u nevojitet më së shumti", ka thënë Marjanoviq.
"Motivi ynë është përgjegjësia sociale sepse sipas madhësisë jemi firma e tretë në Serbi dhe nuk mundemi as vetë të "rritemi" e të shohim se një spital ka mungesë infuzionesh", ka shtuar Marjanoviq. Drejtori i QKS-Prishtinë, Stojan Sekulliq ka ftuar edhe kompanitë e tjera farmaceutike të huaja dhe vendase, ta ndjekin shembullin e Actavis-it dhe të ndihmojnë në furnizimin me barna në këtë institucion, në mënyrë që sa më parë që është e mundshme të normalizohet furnizimi.
Sekulliqi, në shenjë falënderimi, Marjanoviqit i dorëzoi pllakën. Barërat, të cilat Actavisi, së bashku me fabrikën e saj "Zdravlje Actavis" nga Leskovci, i kanë sjellë, janë të nevojshme për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve gastroenterologjike, si antibiotikë dhe si solucione spitalore.
Përfaqësuesit e kompanisë Actavis e kanë vizituar edhe shkollën fillore në Graçanicë dhe së bashku me artistët e Beogradit, Minjo Subotën dhe Lubivoje Ërshumoviqin ia dorëzuan rreth 200 libra bibliotekës shkollore dhe u shpërndanë fëmijëve rreth 350 dhurata të vitit të ri.
Kompania "Actavis" do të vazhdojë edhe më tutje të dërgojë dërgesa nëse për këtë ka edhe më tutje nevojë, ka thënë drejtoresha për komunikime korporative të kompanisë Actavis, Maja Gedoshev.
"Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe konsiderojmë se ky, në njëfarë mënyre, është edhe obligim i yni. Nuk është me rëndësi vetëm të shesim barna, por me rëndësi është t’i ndihmojmë njerëzit, të cilët kanë nevojë më së shumti për të", ka shtuar Gedoshev.
|