JUGpress

MASAT RECIPROKE I PAGUAJNË QYTETARËT PDF Štampa El. pošta
  
ponedeljak, 26 decembar 2011 00:00




Shkruar nga JUGpressi

E hënë, 26 dhjetor 2011 00:00

PRISHTINË


Ministri i Punëve të Mbrendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar
për JUGpressin se Prishtina

 është e gatshme ta tërheqë vendimin për sigurimin e automjeteve që
vijnë nga Serbia, në atë moment

kur Beogradi ta tërheqë vendimin e vet. "Bëhet fjalë për masa të
përkohëshme reciproke, të cilat i kemi

 futur për shkak se Serbia ka insistuar që automjetet me targa KS të
paguajnë sigurimin në hyrje të Serbisë.




 Ne kemi kërkuar që askush të mos paguajë asgjë", ka thënë Rexhepi dhe
ka shtuar se Qeveria e Kosovës

"nuk mund të lejojë që vetëm qytetarët tanë, qofshin ata shqiptarë apo
serbë, ta pësojnë". Ai ka shtuar se

Brukseli e ka pranuar atë kërkesë serbe dhe se “Serbia ka kërkuar
shumë më të lartë se 100 euro".

Rexhepi konsideron se zgjidhja më e mirë është që kompanitë e
sigurimeve nga Kosova dhe Serbia

 të krijojnë fondin e solidaritetit, selia e të cilit mund të jetë në
një vend të tretë. "Në rast se dikush ka

probleme apo i dëmtohet automjeti në Kosovë apo Serbi, harxhimet do të
paguheshin nga ai fond",

ka thënë Rexhepi dhe ka shtuar se "marrëveshje të tilla tashmë
egzistojnë me Maqedoninë dhe Shqipërinë".

Rexhepi ka thënë se tabelat RKS po i marrin gjithnjë e më shumë serbë
nga Kosova" sepse nuk duan të

 dallohen". "Shqiptarët nga Kosova do të duhej të kenë arësye të fortë
që t’i marrin tabelat KS", ka thënë

Rexhepi. Sipas marrëveshjes ndërmjet ekipeve negociatore të Beogradit
dhe Prishtinës, automjetet me

 tabelat e regjistrimit KS munden lirshëm të lëvizin nëpër Serbi, me
pagimin e sigurimit prej 100 euro për

një muaj në vendkalimet administrative. Ata, të cilët në tabelat e
regjistrimit e kanë shenjën RKS (Republika

 e Kosovës), duhet të marrin tabela provuese në vendkalimet
administrative, të cilat kushtojnë prej 2.000

deri në 3.000 dinarë, varësisht nga vendkalimi dhe të paguajnë
sigurimin prej 500 dinarësh.


 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.