|
Shkruar nga JUGpressi
E shtunë, 24 dhjetor 2011 00:00
GRAÇANICË
Kryetari i komunës së Graçanicës, e cila është pjesë e sistemit kosovar, Bojan Stojanoviq ka deklaruar për JUGpressin se ajo komunë ende nuk ka fituar gjithçka që i takon sipas planit të Ahtisarit dhe ka shtuar se, nga ana tjetër, patriotizmi "retorik" lidhur me "tregimin për Kosovën", është një markë me kapitalin më të madh politik në fushatat parazgjedhore.
Ai "mendon" se problemi i moszbatimit të planit të Ahtisarit, në komunat e sapoformuara serbe, të decentralizuara në Kosovë, është "problem të cilin shumica nuk duan ta dëgjojnë".
"Këtu më së shumti humbin popullata dhe qytetarët sepse prapa secilës politikë të tillë, fshihen nevojat e përditshme. Sistemsatikisht, askush nuk ka menduar rreth asaj se çka pason pas asaj kur merret vendimi dhe hyjnë në moscentralizim", ka thënë Stojanoviq dhe ka shtuar se "komuna e Graçanicës është komunë e reorganizuar territorialisht".
"Decentralizimi ka të bëjë me tërë Kosovën dhe gjithmonë po shtrohet pyetja pse serbët kanë fituar hapësirë në decentralizim. Hapësirë në decentralizim bile kanë fituar më shumë shqiptarët sepse ata këtu thjeshtë janë shumicë. Mirëpo, nuk janë transferuar të gjitha kompetencat dhe ato që i përkasin dhe shumë gjëra nuk funksionojnë", është i qartë Stojanoviq.
Ai tërheq vërejtjen se çelësi i egzistencës së serbëve, por edhe i funksionimit të komunës, është pengimi i përkeqësimit të strukturës demografike.
"Duhet ta zhvillojmë ekonominë sepse ajo është çelësi i suksesit. Kjo që kemi bërë është një pjesë e segmentit, por tregimi "serioz" është ende para nesh dhe mendoj se duhet të bëjmë konsensus, i cili është është i domosdoshëm për popullin serbë", ka thënë Stojanoviq.
Ai ka cekur se në dy vitet e kaluara, prej kur funksionon komuna e decentralizuar, janë realizuar më tepër se 150 projekte, të cilat i ka financuar komuna e Graçanicës dhe se shumica prej tyre po "gjallërojnë". "Disa do të përfundojnë deri në fund të vitit sepse gjithçka që kemi planifikuar, kemi arritur ta mbarojmë në vitet fiskale të buxhetit. Deri tani janë punuar 26 kilometra rrugë, Qendra Tregëtare dhe laboratori modern, dy çerdhe dhe një shkollë. Janë renovuar shumë objekte shkollore, është përfunduar godina e RTV “Graçanica", i gjithë kompleksi sportiv me terrenet e basketbollit dhe terrenin për futboll të vogël.
Janë ndërtuar dhjetëra parqe, janë ndërtuar katër objekte për banim kolektiv, si për të kthyerit ashtu edhe për të zhvendosurit intern. Kemi rregulluar urat dhe lumenjtë dhe lista e këtyre projekteve është shumë e gjatë", ka thënë Stojanoviq.
Në pyetjen sa i kupton Beogradi nevojat e serbëve të Graçanicës dhe në jug të Ibrit, Stojanoviq është përgjigjur se "mendon se i kuptojnë, por nuk guxojnë ta thonë".
"Unë gjithnjë e përsëris se patriotizmi "retorik" është markë e lidhur me "tregimin e Kosovës" me kapitalin më të madh politik nëpër fushata. Unë nuk pres që të ndryshojë diçka në momentin kur keni një proces zgjedhor, i cili shumë shpejt do të shpallet dhe i cili do të ndodhë në Serbinë qendrore.
Mendoj se kjo nuk është mirë. Po e humbim kohën e çmuar dhe mendoj se ata, të ciët nuk e duan suksesin e komunës së Graçanicës, e kanë kuptuar këtë dhe po punojnë me shpejtësi për ta shfrytëzuar atë rast. Sepse nëse nuk përgatiteni me kohë, ju ndodh 25 korriku.
Po thuhet se ROSU është nisur në orën tetë dhe ka mbërritur në orën njëzet, gjë që nuk është e vërtetë. ROSU është nisur për në pikëkalimet kufitare në kohën kur ishte "Lidhja e Prizrenit", por në kalimet kufitare ka arritur më 25 korrik", ka thënë Stojanoviq, i cili tërheq vërejtjen se "serbët si popull humbin gjithçka "falas" dhe pastaj nuk pyesin se sa do të paguajnë".
|