|
Napisao JUGpress
|
|
sreda, 28 decembar 2011 00:00 |
|
Shkruar nga JUGpressi
E mërkurë, 28 dhjetor 2011 00:00
PRISHTINË
Sot par ambasadës së Zvicrës në Prishtinë është mbajtur tubim, në të cilin sipas organizatorit, rreth 300 qytetarë, kryesisht nga Presheva, protestuan kundër arrestimit të Shemsi Nuhiut në Zvicër.
Në protestë u theksua se Nuhiu, të cilin organet serbe e kërkojnë për shkak të akuzës për krime lufte ndaj civilëve serbë dhe joshqiptarë në Gjilan në vitin 1999, qytetar i Kosovës edhe pse ka lindur në Preshevë.
Kryetari i organizatës VATRA, e cila e ka organizuar këtë tubim, Bejtulla Kadriu i ka porositur autoritetet zviceriane se Shemsi Nuhiu nuk është qytetar i Serbisë dhe për këtë arësye nuk mund t’i dorëzohet atij shteti.
" Nëse duhet të gjykohet, atëherë kjo duhet të bëhet në Kosovë", ka thënë Kadriu. Ai ka shtuar se prokuroria për krime lufte në Serbi ka ngrituar "aktakuzë fantome" kundër disa shqiptarëve të Preshevës dhe e gjithë kjo është "politikisht e montuar".
Kërkesa për mosdorëzimin e Shemsi Nuhiut autoriteteve serbe, zyrtarisht iu dorëzua ambasadës zviceriane në Prishtinë.
|