JUGpress

Kumtesë për media nga EULEX-i: Ekstradim në SHBA i të dyshuarit për trafikim me qenie njerëzore PDF Štampa El. pošta
  
petak, 13 januar 2012 00:00

PEJE

 

13 janar 2012


 

Të premten më 6 janar 2012, Demë Nikqi, nga Peja, është ekstraduar nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat mbi dyshimin se ai ka udhëhequr një rrjet ndërkombëtar të trafikimit me qenie njerëzore. EULEX-i, mbi bazën e hetimeve të veta të cilat përfshijnë z. Nikqin,  i ka dhënë asistencë autoriteteve gjyqësore në Shtetet e Bashkuara.



 

 

 

 

Z. Nikqi është kapur nga autoritetet Shqiptare më 4 tetor 2011 kur po kalonte kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ai u arrestua mbi bazën e një lajmërimi për persona të kërkuar të lëshuar nga Interpoli. Sipas dokumenteve gjyqësore në SHBA, z. Nikqi dyshohet se çdo vit ka trafikuar qindra individë përtej kufirit Meksikan dhe i ka futur ata në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2010 një nga operacionet e Nikqit për trafikim me gjasë ka rezultuar me vdekjen e një Kosovari në Teksas. 

 

Paralelisht me hetimet e autoriteteve të SHBA-së, prokurorët e EULEX-it janë duke kryer hetimet e tyre ndaj trafikimit me qenie njerëzore,  e të cilat ndërlidhen edhe me z. Nikqin. Z. Nikqi dhe bashkautorët e tij dyshohen se kanë trafikuar një numër të pacaktuar të kosovarëve në Amerikën Veriore duke i pajisur ata me pasaporta false dhe duke u treguar atyre se cilën rruge duhet ta ndjekin. Në shkëmbim të kësaj, individëve të trafikuar u duhej të paguanin shuma të mëdha parash që arrinin deri në pesëmbëdhjetë mijë euro për person.

 

Në kuadër të këtij hetimi, më 7 dhjetor 2011, Policia e Kosovës ka arrestuar katër individë nga rajoni i Pejës dhe ai i Mitrovicës si dhe ka bastisur shtëpitë e tyre. Ky operacion policor është udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it dhe është autorizuar në mënyrën e duhur nga një gjykatës vendor i procedurës paraprake.

 

Momentalisht këtyre personave u është caktuar masa e paraburgimit deri në mars 2012. Prokurorët e EULEX-it vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me autoritetet gjyqësore të SHBA-ve për këtë rast. Hetimi është ende në fazën para gjykimit.

 

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.