JUGpress

Vendimi për një rast të trafikimit të njerëzve PDF Štampa El. pošta
  
petak, 13 januar 2012 00:00

 

Prishtinë

Më 11 janar, trupi gjykues i përzier, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Prizren, ka nxjerrë vendimin për një rast të trafikimit të njerëzve.



Tetë  (8) persona nga Kosova u shpallën fajtorë dhe u dënuan me gjithsejtë dymbëdhjetë  (12) vite burgim për trafikimin e një të miture nga Shqipëria.

Vajza e mitur është detyruar që të punojë si valltare dhe të kryejë akte seksuale në lokacione të ndryshme në rajonin e Kamenicës dhe Prizrenit, gjatë periudhës

nëntor 2010 dhe fillimi i vitit 2011. Gjatë kësaj kohe ajo provoi të ikë por është kthyer me dhunë dhe është privuar nga liria.

Shqipron Gashi u dënua me katër  (4) vite dhe një muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave, privim i paligjshëm nga liria dhe shkelje e të

drejtave të punës.

Diamant Berisha u dënua me dy (2) vite burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave, keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjeç dhe

shkelje e të drejtave të punës.

Enver Kryeziu u dënua me një (1) vit e tre muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave dhe shkelje e të drejtave të punës.

Samedin Berisha u dënua me një (1) vit e një muaj burgim. Ai u shpallur fajtor për veprën penale trafikim i personave dhe keqtrajtim seksual i personave nën

moshën 16 vjeç.

Musli Kastrati u dënua me një (1) vit e një muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave dhe shkelje e të drejtave të punës.

Izmir Iseni dhe Rabit Kastrati u dënuan me nga një (1) vit burgim. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale trafikim i personave.

Visar Mehmeti u dënua me shtatë (7) muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale ndihmë pa dashje në trafikimin e personave.

Një person tjetër i cili ka vepruar si bashkëpjesëmarrës ndodhet ende në arrati dhe hetimet për të janë duke vazhduar.

Hetimet janë kryer nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.