JUGpress

MAKOLLI U KTHYE NGA KONÇULI PDF Štampa El. pošta
  
četvrtak, 12 januar 2012 00:00

Shkruar nga JUGpressi

E enjte, 12 janar 2012 00:00

BUJANOC

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, Shaip Kamberi dhe Riza Halimi e kanë vlerësuar sot si "skandal të panevojshëm politik" atë që

ministrit kosovar për diasporë, nuk iu lejua që përmes Konçul të vijë në Bujanoc.



"Për moslejimin e Makollit nëpër Konçul nuk ka tjetër emërtim përveç se është një skandal i panevojshëm politik, të cilin në Bujanoc e kanë shkaktuar

Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme", u ka thënë gazetarëve kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Ai ka thënë se vizita

e Makollit ka qenë akt simbolik i vendosjes së një situateje më të qetë dhe më stabile në atë pjesë, por Qeveria e Serbisë dëshmoi se është "shkaktar

i jostabilitetit të kësaj pjese të Serbisë dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor ". Kamberi ka cekur se Makolli është kthyer nga vendkalimi i Konçulit për shkak

se policia refuzoi ta zbatonte procedurën e hyrjes. Ai ka shtuar se Makolli, me të cilin ka biseduar në parkingun privat në Konçul, ka qenë dukshëm i

zhgënjyer, por se nuk ka dashur ta tensionojë situatën politike.


"Një nga temat për të cilat është dashur të bisedojmë, ka qenë edhe zvogëlimi i polisave të sigurimit për automjetet me tabela regjistrimi nga

Serbia qendrore, e cila pas zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë kushton 60 euro për 15 ditë", ka thënë Kamberi. Ai ka shtuar se është dashur

të bisedohet edhe për pranimin e diplomave të Beogradit dhe Prishtinës, sepse marrëveshja për to është praktikisht e pavlefshme në terren. Deputeti

i vetëm i shqiptarëve të jugut të Serbisë, Riza Halimi ka thënë se policia ka refuzuar ta zbatojë procedurën e hyrjes dhe se shefi i policisë në Bujanoc ka

thënë se nuk ka qëndrim të MPB-së së Serbisë se mundet ta lejojë ministrin kosovar të diasporës dhe bashkëpunëtorët e tij.


"Arësyetimi është se marrëveshja e arritur për lirinë e lëvizjes,nuk e definonte mundësinë e hyrjes së delegacionit të ministrit nga Kosova në Serbinë

qendrore, prandaj edhe qëndrimi i autoriteteve më të larta në Serbi ishte që Makollit mos t’i lejohej vizita", ka thënë Halimi. Ai ka shprehur indinjatën

që Beogradi deri sot nuk ka reaguar dhe nuk e ka publikuar qëndrimin mbi vizitën e Makollit edhe pse komuna qysh më 10 janar e ka lajmëruar policinë

dhe organet kompetente për këtë.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.