| REFERENDUMI PA KUPTIM |
|
|
|
| petak, 06 januar 2012 00:00 | |
|
Shkruar nga JUGpressi
E premte, 06 janar 2012 00:00
PRESHEVË
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka deklaruar për JUGpressin se serbët nga veriu i Kosovës janë vonuar për referendum dhe se ai më nuk ka kurrfarë kuptimi. "Shqiptarët nga Lugina e Preshevës këtë e kanë bërë qysh para njëzet vitesh. Ky ka qenë deklarim i shqiptarëve në lidhje me rrugën tonë, në drejtim të realizimit të të drejtave sipas konventave ndërkombëtare. Referendumi i serbëve në veri të Kosovës nuk ka kurrfarë kuptimi sepse nuk është më koha e referendumit, por ata duhet të përcaktohen dhe të bazohen në planin e Ahtisarit, i cili i përcakton të drejtat e serbëve në territorin e Republikës së Kosovës". Mustafa ka shtuar se në politikën e shqiptarëve të luginës së Preshevës "nuk do të ndikojë asnjë referendum, i cili mbahet në veri të Kosovës nga ana e popullatës serbe".
|








