JUGpress

TIRANA KUNDËR BLLOKADËS SË VENDKALIMEVE PDF Štampa El. pošta
  
četvrtak, 12 januar 2012 00:00

 

Shkruar nga JUGpressi

E enjte, 12 janar 2012 00:00

TIRANË

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë i ka dënuar sot thirrjet drejtuar shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë për ta bllokuar kufirin me Serbinë,

sepse veprimet e tilla nuk i kontribuojnë propsperitetit dhe njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës.



"Ato veprime nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet konstruktive të të gjithë shqiptarëve në ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës,

shoqërisë multietnike, vendit i cili ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, me qëllim të stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe regjion", thuhet në

komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.


Ministria shpreh bindjen se energjinë e atyre forcave politike duhet përqendruar në procesin e

reformave të brendshme, konsolidimit demokratik të shtetit të Kosovës, integrimin e të gjitha komuniteteve dhe krijimin e marrëdhënieve të hapura, të bazuara

në respektimin reciprok të shteteve të pavarura dhe sovrane.


Përdorimi i polikës nacionaliste dhe retorikës së rrejshme patriotike, nuk u sjell dobi qëllimeve kryesore të shqiptarëve në drejtim të integrimit të çdo vendi në të

cilin ata jetojnë në BE, dhe nuk ndihmon që Kosovën ta pranojnë edhe ato shtete, të cilat deri tani nuk e kanë bërë këtë, thuhet në MPJ të Shqipërisë.


Pjesëtarët e lëvizjes Vetvendosje kanë paralajmëruar se të shtunën do t’i bllokojnë venkalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë për shkak të moszbatimit

të konkluzioneve të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregëtare me Serbinë, me qëllim të pengimit të importit të

mallit nga Serbia në Kosovë, në mënyrë që të mbrohet  "tregu kosovar dhe vetë shteti i Kosovës".


Përveç Qeverisë së Kosovës, kundër bllokadës së kufirit angazhohen edhe subjektet politike të opozitës, ndërsa lideri i lëvizjes, Albin Kurti në Tiranë ka kërkuar

bllokimin e vendkalimeve.


Deputetja e Parlamentit evropjan, Doris Pak e ka dënuar sot aksionin e bkllokadës së kufirit dhe ka vlerësuar se aktivitetet e tilla assesi nuk i kontribuojnë zgjidhjes

së problemeve në Kosovë dhe se duhet penguar.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.