| MAKOLLI U KTHYE NGA KONÇULI |
|
|
|
| četvrtak, 12 januar 2012 00:00 | |
|
Shkruar nga JUGpressi E enjte, 12 janar 2012 00:00
BUJANOC
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, Shaip Kamberi dhe Riza Halimi e kanë vlerësuar sot si "skandal të panevojshëm politik" atë që ministrit kosovar për diasporë, nuk iu lejua që përmes Konçul të vijë në Bujanoc. "Për moslejimin e Makollit nëpër Konçul nuk ka tjetër emërtim përveç se është një skandal i panevojshëm politik, të cilin në Bujanoc e kanë shkaktuar Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme", u ka thënë gazetarëve kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Ai ka thënë se vizita e Makollit ka qenë akt simbolik i vendosjes së një situateje më të qetë dhe më stabile në atë pjesë, por Qeveria e Serbisë dëshmoi se është "shkaktar i jostabilitetit të kësaj pjese të Serbisë dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor ". Kamberi ka cekur se Makolli është kthyer nga vendkalimi i Konçulit për shkak se policia refuzoi ta zbatonte procedurën e hyrjes. Ai ka shtuar se Makolli, me të cilin ka biseduar në parkingun privat në Konçul, ka qenë dukshëm i zhgënjyer, por se nuk ka dashur ta tensionojë situatën politike. "Një nga temat për të cilat është dashur të bisedojmë, ka qenë edhe zvogëlimi i polisave të sigurimit për automjetet me tabela regjistrimi nga Serbia qendrore, e cila pas zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë kushton 60 euro për 15 ditë", ka thënë Kamberi. Ai ka shtuar se është dashur të bisedohet edhe për pranimin e diplomave të Beogradit dhe Prishtinës, sepse marrëveshja për to është praktikisht e pavlefshme në terren. Deputeti i vetëm i shqiptarëve të jugut të Serbisë, Riza Halimi ka thënë se policia ka refuzuar ta zbatojë procedurën e hyrjes dhe se shefi i policisë në Bujanoc ka thënë se nuk ka qëndrim të MPB-së së Serbisë se mundet ta lejojë ministrin kosovar të diasporës dhe bashkëpunëtorët e tij. "Arësyetimi është se marrëveshja e arritur për lirinë e lëvizjes,nuk e definonte mundësinë e hyrjes së delegacionit të ministrit nga Kosova në Serbinë qendrore, prandaj edhe qëndrimi i autoriteteve më të larta në Serbi ishte që Makollit mos t’i lejohej vizita", ka thënë Halimi. Ai ka shprehur indinjatën që Beogradi deri sot nuk ka reaguar dhe nuk e ka publikuar qëndrimin mbi vizitën e Makollit edhe pse komuna qysh më 10 janar e ka lajmëruar policinë dhe organet kompetente për këtë.
|








