| MAKOLLI MUNDET TË HYJË SI QYTETAR!? |
|
|
|
| četvrtak, 12 januar 2012 00:00 | |
|
Shkruar nga JUGpressi E enjte, 12 janar 2012 00:00
BEOGRAD
Ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se gjithkush nga Kosova mund të vijë në Serbi si qytetar i rëndomtë e jo si ministër, dhe kjo është e definuar me marrëveshjen e delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. "MPB nuk është informuar se është arritur marrëveshja që politikanët kosovar të vijnë në Serbi për t’i kryer funkcionet e tyre politike. Çdokush mund të vijë si qytetar, jo si i ashtuquajtur ministër i diasporës", u ka thënë Daçiq gazetarëve para Patrikanës. Ai ka shtuar se MPB-ja e Serbisë, në përputhje me rezultatet e arritura në Bruksel, i ka përcaktuar kushtet sipas të cilave personi nga Kosova mund ta kalojë vijën administrative dhe kufirin e Serbisë, në drejtim të vendeve tjera të Evropës. "MPB do t’i respektojë të gjitha marrëveshjet, por një marrëveshje e këtillë nuk është arritur", ka cekur Daçiq, duke theksuar se ministri kosovar i diasporës, Ibrahim Makolli, të cilit sot nuk iu lejua të kalonte nëpër vendkalimin e Konçulit, në bazë të marrëveshjes, mund të vijë si qytetar. Daçiq ka thënë se komuna e Bujanocit nuk ka autorizim t’i ftojë të "ashtuquajturit ministrat" e shteteve që nuk janë të pranura. |








