JUGpress

Panteliqit i konfirmohet aktakuza PDF Štampa El. pošta
  
ponedeljak, 23 januar 2012 00:00


Mitrovicë


Më 20 janar 2012 një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë ka konfirmuar në tërësi aktakuzën kundër

Jevro Pantelic, dhe ka deklaruar të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit si të pranueshme.

Z. Pantelic akuzohet nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) me gjashtë akuza:

1. Kontrabandë të mallrave

2. Evazion fiskal

3. Shmangie mashtruese nga taksat e importit dhe akcizës

4. Pastrim të parave

5. Krim të organizuar

6. Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i përkiste një grupi kriminal që vepronte në veri të Kosovës

gjatë periudhës 21 Maj 2009 - 16 maj 2011, dhe kontrabandonte  derivate të naftës në Kosovë.

Z. Pantelic u arrestua më 17 maj 2011 nga policia e EULEX-it, dhe që atëherë ai është mbajtur në paraburgim në qendrën e paraburgimit në veri të

Mitrovicës.

I pandehuri dhe mbrojtësi i tij, brenda tri ditëve nga pranimi, mund të paraqesin ankesë për vendimin, para kolegjit prej tre gjykatësve në Gjykatën e

Qarkut në Mitrovicë.

Hetimi, ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve të krimit të organizuar në Kosovë është pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.