JUGpress

Takimi i katërmbëdhjetë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën PDF Štampa El. pošta
  
utorak, 24 januar 2012 00:00

Vjenë


24 janar 2012,

1. Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) vëren se Kosova tani është në fazat përfundimtare të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit (PGJS)

dhe si rrjedhojë do të fillojë përgatitjet për përfundimin e organizuar të pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), e cila do të duhej

të jetë e mundur deri në fund të vitit 2012. ISG-ja ka mbështetur një strategji me dy drejtime paralele për këtë:



· E para, ICO-ja do të vazhdojë të punojë me Qeverinë e Kosovës, me opozitën, dhe institucionet e tjera të Kosovës për t’i përfunduar detyrat e mbetura

nga PGJS-ja dhe do të kërkojë nga Qeveria t’i bëjë zotimet e nevojshme politike dhe financiare.  Kjo do të kërkojë nga institucionet e Kosovës që t’i zbatojnë

disa masa specifike për t’i fuqizuar parimet e PGJS-së, siç janë decentralizimi, të drejtat e komuniteteve, trashëgimia kulturore dhe ballafaqimi me të

kaluarën, që janë të domosdoshme për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.  Ajo pret vazhdimin e interesit të ngushtë nga partnerët ndërkombëtarë

sa i përket respektimit të këtyre parimeve pas përfundimit të mbikëqyrjes, duke qenë se Kosova është në vazhdën e perspektivës së saj evropiane.

ISG-ja mirëpret gatishmërinë e Qeverisë, që me ndihmesën e nevojshme financiare ndërkombëtare, të zgjasë praninë e ekspertëve ndërkombëtarë në

institucione të përzgjedhura për një periudhë të caktuar pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë me qëllim të vazhdimit të zhvillimit të kapaciteteve

të këtyre institucioneve;

· E dyta, ISG-ja mbështet një pako ndryshimesh në Kushtetutën e Kosovës dhe në legjislacionin përkatës primar të nevojshme për përfundimin e mandatit

të ICO-së dhe të pavarësisë së mbikëqyrur.  ISG-ja i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, partive politike dhe institucioneve të tjera përkatëse që të punojnë në

mënyrë bashkëpunuese dhe konstruktive në përgatitje të miratimit të ndryshimeve të nevojshme në Kuvend, që do të aprovohen nga Përfaqësuesi Civil

Ndërkombëtar (ICR).  Ndryshimet do t’i hiqnin të gjitha elementet e mbikëqyrjes ndërkombëtare nga Kushtetuta, duke siguruar që ajo t’i pasqyrojë parimet e

PGJS-së të cilat vazhdojnë të mbeten qendrore për Kosovën. Si rrjedhojë, Kushtetuta do të qëndronte e vetme si korniza ligjore kryesore për Republikën e

Kosovës, duke siguruar zhvillimin e vazhdueshëm të vendit si demokraci e pavarur, sovrane dhe shumetnike.

2. ISG-ja përgëzon Qeverinë e Kosovës për progresin e vazhdueshëm në forcimin e strukturës institucionale dhe ligjore të një shteti plotësisht funksional, dhe që

po i jep Kosovës një zë të matur dhe efektiv në diskutimet ndërkombëtare.  ISG-ja mirëpret njohjet e fundit të pavarësisë, si dhe i inkurajon të gjitha shtetet që ende

nuk kanë bërë këtë ta njohin Kosovën dhe ta mbështesin zhvillimin e saj të mëtejshëm. ISG-ja e nxit Qeverinë që të përshpejtojë progresin në fushat e rëndësishme

si drejtësia, sundimi i ligjit (përfshirë këtu mbrojtjen e dëshmitarëve), arsimi dhe shëndetësia, si dhe pret nga ajo që ta përfundojë shpejt punën për ndryshimin e

Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve për të rikthyer besimin në procesin zgjedhor.

3. ISG-ja vë theksin në përkushtimin e saj ndaj integritetit territorial të Kosovës në kuadër të kufijve të saj ekzistues. Parimet thelbësore të PGJS-së për forcimin e

demokracisë lokale transparente dhe legjitime, si dhe për respektimin e të drejtave dhe identiteteve të komuniteteve, ofrojnë modelin më të mirë për të ardhmen e

komunave veriore të Kosovës. Këto parime janë në përputhje me praktikën evropiane, dhe garantojnë një rol transparent dhe të përshtatshëm për Republikën e

Serbisë, si dhe për funksionimin e duhur të Republikës së Kosovës. ISG-ja e nxit Serbinë që të veprojë në përputhje me zotimet e saj ndërkombëtare dhe të

përmbahet nga ndërhyrja në Kosovë, përfshirë këtu tërheqjen e pranisë së saj policore, të sigurisë dhe pranive të tjera shtetërore, si dhe të mbështesë përpjekjet

e aktorëve ndërkombëtarë dhe institucioneve të Kosovës për promovimin e sundimit të ligjit. ISG-ja po ashtu i bën thirrje Serbisë që të sigurojë që zgjedhjet e saj

lokale të mos shtrihen në veri të Kosovës.

4. ISG-ja e nxit Qeverinë e Kosovës që t’u shtrijë aktivisht dorën qytetarëve të saj serbë, në veçanti atyre në komunat veriore, përmes përmirësimit të përkushtimit

dhe komunikimit të saj publik dhe përmes ofrimit të mbështetjes së vërtetë dhe praktike për ta. Në veri, kjo nënkupton decentralizimin shumë substancial që ofrohet

nga PGJS-ja.  Qeveria duhet të demonstrojë se ajo i kupton dhe i respekton të drejtat e tyre, brengat e tyre (sidomos ato që lidhen me sigurinë), gjuhën e tyre dhe

identitetin e tyre.  Po ashtu, ISG-ja nënvizon rëndësinë për forcimin e të drejtave të të gjitha pakicave të Kosovës në përputhje me PGJS-në.  ISG-ja i bën thirrje

Qeverisë së Kosovës të bëjë përpjekje të mëtejme dhe të qëndrueshme për t’i adresuar brengat e tyre.  ISG-ja e përgëzon Kosovën për angazhimet e saj të

përkushtuara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si dhe inkurajon Serbinë dhe Kosovën që të vazhdojnë  - si fqinjë të pavarur dhe sovranë – të kërkojnë marrëveshje

për çështjet praktike për qytetarët e tyre dhe që t’i zbatojnë marrëveshjet me shpejtësi. ISG-ja vëren arrestimet nga autoritetet policore të Serbisë të personave të

dyshuar për veprimtari kriminale, që ndikojnë pozitivisht në gjendjen në veri të Kosovës sa i përket sundimit të ligjit.

5. ISG-ja do të takohet më vonë gjatë këtij viti dhe, nëse është bërë progres i mjaftueshëm, do ta finalizojë orarin për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë

dhe për mbylljen e ICO-së.  ISG-ja përsërit mbështetjen e saj për Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar (ICR), përfshirë këtu autorizimet e tij afirmative dhe korrigjuese.


ISG-ja ka miratuar planin e ICO-së për zvogëlim të buxhetit dhe të personelit për vitin 2012, në përputhje me detyrat e mbetura, dhe merr përsipër të ofrojë

mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.