JUGpress

Aktakuzë e konfirmuar për kontrabandim me njerëz PDF Štampa El. pošta
  
petak, 27 januar 2012 00:00

Prishtinë

27 janar 2012

Më 24 janar 2011, një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë ka konfirmuar aktakuzën kundër nëntë të pandehurve lidhur me kontrabandim të

imigrantëve, ndërsa ka deklaruar se të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit të jenë të pranueshme.



Bekim Nikqi, Nysret Bici, Berat Bici, Agim Berisha, Azem Bytyqi, Mehdi Bllaca, Sefedin Bezeraj, Arben Preqi dhe Zenun Zejnullahu janë akuzuar nga prokurori

vendës i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe atë për dy pika:

1. Krim të organizuar – në kundërshtim me nenin 274 paragrafi 2 në lidhje me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK)

2. Kontrabandim me migrantë – në kundërshtim me nenin 138, paragrafi 6 në lidhje me nenin 23 të KPK.

Ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit kanë punuar së bashku si një grup me strukturë të organizuar dhe kanë qenë të përfshirë në kontrabandim të migrantëve

nga Kosova për në shtete të ndryshme të Evropës. Personat që donin të largoheshin nga Kosova është dashur të paguajnë prej 1500 deri 3000 euro, për

të hyrë ilegalisht në një shtet evropian me pasaportë të falsifikuar.

Hetimi, ndjekja dhe gjykimi i rasteve të krimit të organizuar në Kosovë janë pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.