| USAID dhe ndërmarrësit e rinj me forca të bashkuara deri te vendet e reja të punës |
|
|
|
| ponedeljak, 30 januar 2012 00:00 | |
|
Vranjë, 1 shkurt, 2012: Agjencioni amerikan për zhvillim ndërkombëtar (USAID) do t'i mundësojë një grupi prej 20 ndërmarrësve të rinj nga territori i rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës që përmes trajnimit dyditor të përmirësojnë aftësitë e tyre menaxhuese dhe në atë mënyrë të forcojnë ndërmarrjet e tyre. Qëllimi këtij trajnim i htë që t'i ndihmojë menaxherëve të rinj që të përmirësojnë afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe në atë mënyrë të kontribuojnë drejt rehabilitimit më të shpejt ekonomik të bashkësisë në të cilën jetojnë dhe punojnë.
Praktika afariste tregon se me përmirësimin e aftësive menaxhuese më shpejt arrihet deri te aranzhmanet afariste, përhapja e aktiviteteve afariste dhe më në fund deri te hapja e vendeve të reja të punës. Trajnimet e këtij lloji janë posaçërisht të rëndësishme për të rinjtë të cilët për herë të parë fillojnë karrierën e ndërmarrësit. Në në njejtën kohë ato janë edhe mënyrë efikase e luftës kundër papunësisë së të rinjve, por edhe largimit të të rinjve të arsimuar, ngase atyre u mundësohet që të gjejnë punë apo vet të hapin biznesin e tyre në bashkësitë e tyre lokale.
„Kjo është njëra nga mënyrat më efikase që përmes fuqizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të ndihmohet zhvillimi i qëndrueshëm afatgjatë i bashkësive lokale dhe të zvogëlohet papunësia“ tha Majkëll Pillsberi, drejtor i Projektit të USAID për fuqizimin e sigurisë ekonomike.
Prej vitit 2007 deri më sot në aktivitetet e këtij Projekti, të drejtuara në përkrahjen e të rinjve në Serbi kanë marrë pjesë më shumë se 12.000 njerëz. Nga 123 Koordinatorët e Zyreve për të rinjtë me të cilët bashkëpunon Projekti, 97 prej tyre kanë kaluar trajnimin i cili mundësoi që ata të fitojnë aftësitë e nevojshme për promovimin dhe zhvillimin e ndërmarrësisë rinore në nivelin lokal. Koordinatorët tjerë do të kalojnë trajnimin gjatë vitit 2012.
Trajnimet për aftësitë e nevojshme për karrierë të suskesshme të ndërmarrësve i kanë kaluar më shumë se 1.550 të rinj të cilët patën rastin të mësojnë se si themelohet një ndërmarrje apo si forcohen ndërmarrjet ekzistuese. Prej vitit 2007 deri më sot, 23 komuna anembanë Serbisë kanë miratuar Planet aksionare për zhvillimin e ndërmarrësisë rinore të cilat kanë ndihmuar që më shumë se 6,000 të rinj të fitojnë aftësitë themelore në rrugën drejt karrierës së ndërmarrësve.
|








