JUGpress

Ankesa e Prokurorisë PDF Štampa El. pošta
  
utorak, 31 januar 2012 00:00

 

Mitrovicë

 

Të hënën më 30 janar, prokurori i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë ka parashtruar ankesë në rastin e një personi i cili ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e

një oficeri të Policisë së Kosovës.

 

 

Personi i arrestuar u lirua të premten më 27 janar, sepse gjykatësi i procedurës paraprake, në mes të tjerash tha se nuk mund të përjashtohej mundësia që ky

person të jetë identifikuar gabimisht, dhe për këtë nuk kishte bazë të mjaftueshme për arrestimin e tij. Trupi gjykues do të vendosë lidhur me ankesën e prokurorit.

 

Më 26 janar 2012, pas punës së përbashkët hetimore të EULEX-it dhe PK-së, policia e arrestoi një person të kërkuar në lidhje me vrasjen e oficerit të PK-së, Enver

Zymberi më 26 korrik 2011. Arrestimi u bë në fshatin Çabër në veri të Kosovës. Hetimet për vrasjen e Enver Zymberit po zhvillohen bashkërisht nga policia dhe

prokurorët e EULEX-it dhe ata kosovarë.

 

Hetimet, ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve të krimeve të rënda në Kosovë janë pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.

 

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.