JUGpress

Aktakuzë pjesërisht e konfirmuar për rastin e PTK-së PDF Štampa El. pošta
  
sreda, 01 februar 2012 00:00

 

Prishtinë


Një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar pjesërisht aktakuzën kundër pesë të pandehurve lidhur me marrëveshjen për

Operatorin e Rrjetit Mobil Virtual  (ORRMV) të arritur ndërmjet PTK-së dhe Dardafon-it Sh.p.k dhe bartjen e mëvonshme të licencës për Dardafon.net Sh.p.k

në vitin 2008 dhe 2009.



Gjykatësi i procedurës paraprake ka konfirmuat tri pika të aktakuzës kundër Ismet Bojkut, përfaqësues ligjor i Dardafon Sh.p.k dhe Dardafon.net Sh.p.k, Blerim

Devollit dhe Shkëlqim Devollit, dy pronarë të kompanive private që i përkasin Devolli Group (Pika 1: Mashtrim, në kundërshtim me nenin 261 të Kodit Penal të

Kosovës (KPK); Pika 2: Lidhja e kontratave të dëmshme, në kundërshtim me nenin 237 të KPK; dhe Pika 4: Falsifikim i dokumenteve, në kundërshtim me

nenin 332 të KPK.

Gjykatësi po ashtu ka konfirmuar tri pika kundër Shyqyri Haxhës, Kryeshef ekzekutiv  në PTK dhe Rexhë Gjonbalajt, kryetar i bordit të drejtorëve në PTK (Pika 6:

Lidhja e kontratave të dëmshme, neni 237 i KPK; dhe Pikat 7 dhe 10: Shpërdorim i pozitës zyrtare, neni 339 i KPK).

Dy pika kundër Ismet Bojkut, Blerim Devollit dhe Shkëlqim Devollit janë hedhur poshtë (Pika 3: Keqpërdorim i besimit; dhe Pika 5: Krim i organizuar). Gjykatësi

i procedurës paraprake po ashtu ka hedhur poshtë dy pika kundër Shyqyri Haxhës dhe Rexhë Gjonbalajt (Pikat 8 dhe 9: Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi).

Kundër pikave të hedhura poshtë, prokurori mund të paraqes ankesë brenda tre ditëve nga dita e dorëzimit të vendimit.

Aktakuza ishte ngritur më 9 qershor 2011 nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSK).

Aktakuza është rezultat i një hetimi të filluar në qershor të vitit 2010 nga një prokuror i EULEX-it i PSRK-së, në bashkëpunim me njësinë e Inteligjencës financiare

të policisë së EULEX-it. Gjatë bastisjeve të kryera më 15 korrik 2010, hetuesit kanë konfiskuar një sasi të madhe të materialit i cili ishte ekzaminuar nga PSRK.

Ishin kryer edhe ekspertiza kyçe lidhur me provat e konfiskuara. Lidhur me këtë rast janë intervistuar një numër i dëshmitarëve.

Hetimi, ndjekja dhe gjykimi i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë janë pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.