JUGpress

Aktgjykimi për një rast të kontrabandës me armë PDF Štampa El. pošta
  
ponedeljak, 20 februar 2012 00:00

 

Prishtinë, 20 shkurt 2012


Një trup gjykues i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas, më 16 shkurt të këtij viti ka shpallur Xhevat Prelevicin

nga Bosnja e Hercegovina fajtor për furnizim, transport, prodhim, shkëmbim dhe shitje të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me nenin 327 të Kodit Penal

të Kosovës (KPK), dhe e ka dënuar atë me 1 vit e 10 muaj burgim.




Duke e marrë parasysh kohën e kaluar në paraburgim, trupi gjykues nxori një aktgjykim të veçantë duke anuluar masën e paraburgimit ndaj të akuzuarit Prelevic

dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm.

Në prill të vitit 2010, në komunën e Mitrovicës, gjatë kontrollimit të kryer nga njësia patrulluese e Doganës, në veturën e të akuzuarit ishin gjetur shtatëmbëdhjetë

(17) pistoleta dhe nëntëmijë e gjashtëqind e dyzet (9640) fishekë të cilat po transportoheshin nga Sarajeva në Kosovë.

Më 15 shkurt 2012, prokurori i EULEX-it i tërhoqi akuzat ndaj dy të pandehurve të tjerë në këtë rast, Hajriz Asllanit dhe Idriz Asllanit ndërsa si rezultat i kësaj gjykata

i hodhi poshtë të gjitha akuzat ndaj tyre.

Hajriz Asllani ishte akuzuar për veprën penale të furnizimit, transportimit, prodhimit, shkëmbimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve, në kundërshtim me nenin

327 të KPK-së, si dhe për pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me nenin 328 të KPK-së.

Idriz Asllani ishte akuzuar për veprën penale të pronësisë, kontrollit, posedimit dhe përdorimit të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me nenin 328 të KPK-së,

megjithatë akuzat ishin hedhur poshtë.

Rasti u ndoq penalisht nga një prokuror i EULEX-it, i cili paralajmëroi ankesë kundër dënimit të shqiptuar ndaj Prelevicit.

Hetimi, ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve të krimeve të rënda në Kosovë janë pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.

 

Add comment

Molimo Vas da ne vredjate nikog.
JUGpress


Security code
Refresh

Podeli na Facebook

Share on facebook
Baner

RADIO JUGpress

Dobrodošli



Da bi ste pristupili odredjenim informacijama morate biti registrovani.